13.06.2022 · përditësuar para 1502 dite1 min lexim
Shqiptari Erion Hasanbelliu, i njohur si Mikel Rakipllari i ka shpëtuar një atentati në Belgjikë një natë më parë, duke mbetur i plagosur.
Mediat belge kanë raportuar se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.
Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas, i Bledar Muça dhe vrasjen e Juljan Çelës në Belgjikë në vitin 2002.
Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.
Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të ngjarjes./TCH
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.