Lajmet e fundit

Kosova pret Turqinë të dielën në Shkodër për ta zhvilluar ndeshjen e gjashtë kualifikuese të Grupit i për botërorin Rusia 2018.
Futbollistët kosovarë janë grumbulluar për të zhvilluar stërvitjet para kësaj ndeshjeje.
Sulmuesi i ri, Atdhe Nuhiu është shprehur optimist për këtë ndeshje duke thënë se pret që të shënojë edhe golin e dytë, pas atij të parit në ndeshjet debutuese kundër Islandës.
“Normal që duhet besuar, ne sulmuesit duhet të besojmë që kur të futemi në lojë të shënojmë”, njofton Klan Kosova.
“Turqia është më e fortë se Islanda e neve na duhet të përforcojmë më mirë se në ndeshjen e fundit”, ka shtuar ai.
“Kjo është detyra që të luajmë mirë, kemi më qenë të freskët t’i kryejmë detyrat tona”.
Ai ka theksuar se është në formë të mirë dhe se janë të koncentruar përpara.