Lajmet e fundit

Drejtori i Atalantës, Luca Percassi, ka insistuar që klubi nuk ka nevojë ta shesë mesfushorin Teun Koopmeiners.
Përfaqësuesi i Holandës ka qenë një ndër performuesit më të dalluar në Itali në një vit e gjysëm, duke realizuar 22 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.
“Ky klub është solid dhe nuk ka nevojë të shesë,” ka thënë Percassi.
“Koopmeinersi nuk është shitur te Juventusi, e askush tjetër. Në fakt, ai kurrë nuk na e ka kërkuar që ta shesim”.
Këto komente të zyrtarit të Zikaltërve vijnë pas spekulimeve që Juventusi dhe Liverpooli e duan nënshkrimin e tij.