Lajmet e fundit

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat të thellë prej 5 me 0, ndaj Milanit në kuadër të javës së 17-të të Serie A.
Llogarinë e hapi Papu Gomez në minutën e 10.
Makineria e vendasve nuk u ndal me kaq.
Në minutën e 61-të Mario Pasalic, çon shifrat në 2 me 0.
Kjo nuk i mjaftoi "kaltër e zinjve" të cilët pas dy minutash në të 63-tën shënuan për 3 me 0 me Josip Ilicic.
I njëjti doli në skenë prapë pas nëntë minutash ku në minutën e 72-të realizoi për 4 me 0.
Luis Muriel e përmbylli goleadën e Atalandës në minutën e 83-të.
Me këtë fitore Atalanta i është afruar top katërshes në Serie A.