Misioni Artemis II ka përfunduar një djegie kritike të motorit që do të vërë në lëvizje anijen kozmike Orion në udhëtimin e saj drejt anës së largët të Hënës.
"Njerëzimi ka treguar edhe një herë se çfarë jemi të aftë të bëjmë", tha astronauti kanadez Jeremy Hansen, në fjalët e tij të para pas përfundimit të djegies, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga hapësira, komandanti Reid Wiseman përshkroi pamjen "spektakolare" të Tokës "nga poli në pol".
NASA e cilëson procedurën si "të përsosur" dhe thotë se të gjithë astronautët po "po shkojnë shumë mirë". /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.