Raketa Falcon 9 e SpaceX ka ndezur motorët e saj dhe tani astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley janë duke fluturuar në atmosferën e sipërme.
Së shpejti pritet që përforcuesi i raketave i shkallës së parë të shkëputët dhe faza e dytës e raketës të ndezë motorin e saj, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Me fazën e dytë do ta përshpejtojë kapsulën ku ndodhen Behnken dhe Hurley drejt orbitës.
Kujtojmë se ky mision është i pari në nëntë vjet që niset nga toka amerikane. Lansimi fillimisht ishte planifikuar të ndodhte më 27 maj, por u shty për shkak të motit.
Është po ashtu hera e parë që një anije kozmike private niset drejt hapësirës.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.