Astrologia Shyle ka ndarë parashikimet për 12 shenjat e zodiakut në emisionin "Kosova Today" duke theksuar se kjo është një periudhë mjaft pozitive, sidomos në aspektin material.
Peshqit janë ndër shenjat më me fat, ku përmirësimi ekonomik dhe realizimi i qëllimeve duket i garantuar.
E njëjta vlen edhe për shenjat e tokës – Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin – të cilat janë në një fazë të fuqishme zhvillimi, transmeton Klankosova.tv.
Demi do të ketë përmirësime në të ardhurat financiare. Virgjëresha pritet të realizojë disa nga ëndrrat e saj më të mëdha.
Bricjapi është në kohën e duhur për të krijuar lidhje të reja, martesa, fejesa apo bashkëpunime në biznes.Nga ana tjetër, shenjat e ajrit, veçanërisht Ujori, do të përballen me sfida dhe ndryshime.
Ujori do të ketë mundësi të shumta përpara vetes, dhe aftësinë për t’i shfrytëzuar ato maksimalisht. Binjakët do të tërheqin vëmendje dhe vlerësim nga të tjerët, veçanërisht në aspektin material.
Peshorja do të ecë me ritëm të shpejtë në karrierë dhe do të ketë mundësi të qarta për të përparuar.
Ndërsa Dashi do të përjetojë një rritje të mirëqenies dhe një stabilitet më të madh në jetën personale dhe profesionale.
Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme:
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.