Lajmet e fundit

Me regji nga Visar Morina, filmi ‘’Babai’’ do të shfaqet edhe në FilmFest München, i cili do të fillojë në data 25 qershor e deri më 7 korrik.
Filmi do të shfaqet katër herë gjatë festivalit, ndërsa regjistori Morina dha edhe një lajm tjetër të rëndësishëm, në rrjetin e tij social, Facebook.
“Më vjen shumë mirë që Astrit Kabashi dhe Val V. Maloku (rolet kryesore në filmin Babai) janë të nominuar në kategorinë Aktori më i mirë në Filmfest München, një çmim me shpërblimin prej 10 mijë eurosh”
Në të njejtin festival do të vijnë edhe programet e veçanta si ai që kujton Andy Warhol, kinemaja e re gjermane, Kinderfilmfest, filmat e animuar dhe programe tjera.