Lajmet e fundit

Futbollisti kosovar, Astrit Selmani, ka shënuar golin e parë në fanellën e "Hammarby” në kuadër të Kupës së Suedisë përballë ekipit "AFC Eskilstuna".
23 vjeçari ekipit "Hammarby" iu bashkua në janar të këtij viti nga ekipi "Varbergs" për të cilin shënoi 15 gola gjatë pjesës së parë të kampionatit.
Selmani ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të tjera në Suedi si "Torns", "Rosengard" dhe "Kristianstad FC".
Sulmuesi kosovar momentalisht është golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit suedez, teksa është shprehur i gatshëm ta përfaqësojë edhe Kosovën, në rast se do të marrë ftesë.