Një pastiçeri në Hungari e ka gjetur mënyrën më kreative për të tërhequr klientët, duke servuar ëmbëlsira me emra të vaksinave të COVID-19.
Në pastiçerinë e familjes Sulyan në qytetin e vogël Veresegyhaz, në verilindje të Budapestit keni mundësi të provoni ëmbëlsirën Astra, Pfizer ose Sputnik, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Interesante është se çdo ngjyrë përfaqëson një vaksinë të ndryshme të COVID-19: e verdha është për AstraZeneca, e verdhë më e errët është për Sinopharm, jeshile për Pfizer, portokalli për Sputnik V dhe e kaltër për Moderna.
"Këtu njerëzit nuk kanë një zgjedhje, nuk ka regjistrim dhe nuk ka efekte anësore", ka thënë pronarja e pastiçerisë Katalan Benko.
"Çdokush mund t'i provojë këto ëmbëlsira, pasi i vetmi efekt i mundshëm anësor do të ishte një buzëqeshje në fytyrën e tyre", u shpreh ajo.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.