Lajmet e fundit

Aston Villa ka shënuar fitore me rikthim ndaj Brenfordit në udhëtim, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 17-të në Premier League.
Fillimisht në epërsi kaluan Bletët me anë të Keane Leëis-Potter, në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë, vendasit mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton direkt të kuq të Ben Mee, në minutën e 71’.
Mysafirët e shfrytëzuan këtë dhe e barazuan rezultatin në minutën e 77’, me anë të Alex Morenos.
Shtatë minuta më vonë, Villa e gjeti golin e epërsisë dhe të fitores me anë të Ollie Ëatkins, në minutën e 85’.
Villa në fund mbeti gjithashtu me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Boubacar Kamaras.
Aston Villa pas fitores kalon në vendin e dytë me 38 pikë të grumbulluara, teksa Brentfordi, në pozitën e 12-të me 19 sosh. /Klankosova.tv.