Lajmet e fundit
Ish-lojtari i Kolumbisë Faustino Asprilla ka drejtuar një sërë kritikash drejt lojtarit të Brazilit, Neymar.

Kolumbiani që ka luajtur për Parman dhe Newcastle United ka kritikuar ashpër sjelljen e brazilianit gjatë dhe pas ndeshjes mes Kolumbisë dhe Brazilit.
“Neymar është gënjeshtra e futbollit. Shko në Hollywood” ka thënë Asprilla.
Ai në vitet e 90-ta ka qenë pjesë e ekipit më të mirë që Kolumbia ka pasur ndonjëherë.
Ndërsa këto deklarata ai i ka lëshuar pasi përfaqësuesja e Kolumbisë mposhti Brazilin me rezultat 1:0 në kuadër të Copa America.