Lajmet e fundit

Aspirina përveçse na qetëson kokën, na ndihmon shumë edhe të sheshojmë rrudhat, madje edhe të zvogëlojmë poret për vetëm 15 minuta.
Përveç efekteve të menjëherëshme, nëse maskën me aspirinë do ta përdorni çdo javë do të keni një fytyrë të pastër, të butë dhe të shndritshme.
Për të arritur këtë rezultat, ju nevojiten 3-4 aspirina të shtypura dhe dy lugë kos, dhe gjysmë luge vaj ulliri. Përziejini të gjithë përbërësit më pas aplikoni në fytyrë derisa të thahet (10-15 minuta), më pas për ta hequr hiqeni duke e fërkuar me nga pak fytyrën, në fund shplajeni me ujë të vakët.
Ju këshillojmë që këtë maskë ta përdorni çdo javë, e cila ka rezultuar si maska natyrale më e suksesshme, që lufton rrudhat dhe ndalon krijimin e akneve.