Për më shumë se një dekadë Kosova dialogon me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo ishte edhe një nga temat që i trajtoi në librin e saj, juristja Gjyljeta Mushkolaj, transmeton klankosova.tv.
Në promovimin e kësaj vepre të martën, autorja tha se të gjitha komunat kanë të drejtë të bëjnë asociacion madje edhe me ato jashtë kufijve.
Sa i përket kompetencave të tyre, Mushkolaj sqaroi se komunat veriore që nga viti 2008 kanë përgjegjësi ekzekutive.
Për temën e asociacionit në fund të muajit të kaluar kryeministri Albin Kurti deklaroi se ai nuk themelon asociacione.
"Kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, komunat asocohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë e kështu me radhë", është shprehur Kurti.
https://www.youtube.com/watch?v=kdEIRxemqow
Këtij mendimi të të parit të qeverisë i dha të drejtë Mushkolaj, autorja e librit “Dizajni kushtetues i qeverisjes lokale, e drejta e komunave në liri të asocimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës".
Punën e saj në këtë vepër, e vlerëson recenzenti Arsim Bajrami, duke thënë se vë në dritë rrugëtimin e Kosovës.
Në promovimin e librit të Mushkolajt ishin ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, të cilët ishin të involvuar direkt në ujdinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.