Lajmet e fundit

Me tre raundet e para që tani konsiderohen të djegura, presidenti zgjidhet me 84 vota.
Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 71 vota për zgjedhjen e tij. Si mazhoranca edhe opozita deri tani nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat. Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh. Gjatë 32 vite pluralizëm politik, Shqipëria ka zgjedhur vetëm në një rast një president konsensual. Në vitin 2002, me marrëveshje Nano-Berisha, Alfred Moisiu u zgjodh President me 97 vota./Euronews.al