Po vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili u shpall i zhdukur nga e enjtja e kaluar.
Klankosova.tv ka mësuar detaje të reja rreth rastit.
Burimet bëjnë me dije se janë gjetur sandalet e të moshuarit.
"Kërkimet po vazhdojnë. Jemi duke kërkuar intensivisht me këmbësori dhe drona. Përpos sandaleve që i kemi gjetë që dyshohet se ai i ka pasur me vete, tjetër gjurmë nuk kemi të tij. Ato i kemi gjetur diku në Butovc", u shpreh ky burim për Klankosova.tv.
"Kërkimet kryesisht po i zhvillojmë natën për shkak të dronave që punojnë me Infrared", shtoi ai.
https://klankosova.tv/vazhdojne-kerkimet-per-te-moshuarin-e-zhdukur-operacioni-shtrihet-ne-zllatar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.