Lajmet e fundit

Lajme të mira nga Gjermania për Amir Abrashin. Skaneri i kryer në kokë, konfirmoi gjendjen e mirë shëndetësore të mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Abrashi u lëndua në stërvitje, pasi u përplas në shtyllën e njërës portë me kokë dhe stafi mjekësor i Freiburg mori masa, duke e lënë pushim dhe lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse ai episod i kishte shkaktuar ndonjë traumë të mundshme.