Kampioni në fuqi i Italisë e ka fituar transfertën te Torino me rezultat 0-2.
Nicola Zalewski në minutën e 14-të e zhbllokoi takimin, duke e kaluar Interin në avantazh, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë ndërkaq, ishte mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ai i cili nga penalltia e vendosi rezultatin përfundimtar.
Shqiptari pos golit, u shndërrua në protagonist të kësaj përballje kampionale në Serie A, pasi në minutën e 93-të nxori një 'faul', kur Torino shënoi në portën "Nerazzure", duke bërë kështu që ky realizim mos të pranohej nga gjyqtari.
[caption id="attachment_2572753" align="alignnone" width="1904"]

Protagonisti i ndeshjes Torino 0-2 Inter, Kristjan Asllani[/caption]
Me këtë triumf, Interi barazohet me nga 74 pikë me Napolin, raporton Klankosova.tv.
Por ekipi i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, do të luaj nga ora 20:45 kundër Genoas, për ta kërkuar rikthimin me tri pikë dallim.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.