Kristijan Asllani ia dhuroi Shqipërisë tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen e sotme kundër Letonisë.
Ai shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë ballafaqim nga pika e bardhë.
Për Artmotion, Asllani tha se është shumë i lumtur me rezultatin.
“Ndihem shumë mirë. Rëndësi ka fitorja, dhe kjo ishte një finale për ne sepse na duhej fitorja. Jam i lumtur për gjithë skuadrën dhe tani shohim përpara”, tha ai.
Tutje, ai tha se për ndeshjet e radhës, ekipi duhet të përmirësohet, sidomos me ekipe të tilla si Letonia, që ai e konsideroi skuadër të mbyllur.
“Duhet të përmirësohemi, sepse këto ndeshjet e mbyllura, po pate mundësi duhet ta bësh golin e dytë. Sepse ata patën raste nga kornerët. Ishin të fortë”, theksoi Hoxha.
Për ndeshjen kundër Serbisë, sulmuesi Kuqezi tha se krejt çka duhet të bëjnë ndryshe nga ndeshja në Tiranë, është të shënojnë gol.
“Besoj se do të bëjmë ndeshjen si e kemi bërë këtu. Gabimi ishte që nuk bëmë gola në atë ndeshje, dhe këtë duhet ta bëjmë atje”, u shpreh Asllani. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.