Shefi i Grupit Parlamentar nga grupi multietnik, Artan Asllani ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë seancës solemne, Asllani tha se Pavarësia e Kosovës nuk ishte një dhuratë, por fitore e fituar pas dekadash padrejtësi e vuajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Sot në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, kujtojmë momente kur Kosova u shpall e pavarur, pas një rruge të gjatë sakrifice, qëndrese e shprese. Pavarësia e Kosovës nuk ishte një akt i rastësishëm, e as një dhuratë. Ajo erdhi pas dekadash padrejtësie, vuajtje dhe përpjekje të përbashkëta. Ishte fitore e atyre që besuan se liria dhe dinjiteti janë të drejta që nuk falen por fitohen”, tha Asllani.
Ndër të tjera, ai tha se lufta e UÇK-së mbetet e pastër, teksa shtoi se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.