Deri në 25 pikë ishte dallimi në çerekun e tretë në dëm të Lakers. Këtë rezultat nuk e duroi mbreti LeBron James.
Ai nisi stuhinë duke lënë gojëhapur mijëra tifoz të pranishëm në Portland. Në stilin Maradona, përshkoi pothuajse krejt fushën për të shënuar. Realizoi edhe një tjetër të ngjashëm për të ulur epërsinë e Blazzers në 6 pikë. Gati tetë minuta para fundit të ndeshjes erdhi epërsia e Lakers me treshen e Bryant.
Kur bashkë lojtarët panë Jamesin 38 vjeçar duke bërë mrekulli, u ndezën edhe ata.
Në fund, Lakers fitoi ndeshjen me nëntë pikë dallim, 121:112. 37 pikë i realizoi LeBron James, kurse gjashtë më pak Thomas Bryant.
Sa i përket renditjes, Lakers vazhdon të jetë poshtë, në pozitën e 12-të në konferencën e Perëndimit.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.