Lajmet e fundit

Manchester United nuk do t’i ofrohet Cristiano Ronaldos, kur ai të vendosë që të mos qëndrojë në Real Madrid.
Kështu ka deklaruar gazetari sportiv nga Spanja, Guillem Balague, për SkySports, duke shtuar se portugezi po kërkon 50 milionë euro nga Real Madrid me marrëveshjen e re potenciale, por që sipas tij ata nuk do t’ia plotësojnë dëshirën, përcjell Klan Kosova.
“As ata, as askush”.
“Lidhja me Manchester United është larg, ata nuk e duan, por që nuk duan të thonë se nuk janë të interesuar”.
“Ata nuk duan të shihen si klub i interesuar në blerjen e lojtarëve të mëdhenj botëror. Në çdo rast, ata nuk e shohin këtë financiarisht të realizueshme pasi që mendojnë se edhe nuk mund të nxjerrin diçka prej tij”.
“Manchester United nuk është i interesuar për këtë ekuacion. PSG nuk është i interesuar po ashtu. Florentino Perez do të donte një shkëmbim me Neymar, por as këtë s’e do PSG”.