Në ASISTIN 520 sonte mysafirë specialë, për herë të parë dhe ekskluzivisht në mediumet shqiptare, vijnë katër musketarët e basketbollit shqiptarë nga Shkupi: vëllezërit Jetmir e Lejson Zeqiri, Valmir Kakruki dhe Rrezart Memedi, talentët e rinj të Sigal Prishtinës.
Deri tash kemi pasur rastin t’i shikojmë në transmetimet e Prince Caffe Superligës por asnjëherë nuk i kemi njoftuar nga afër andaj sonte ASISTI prezanton katërshen e shqiptarëve nga Shkupi e cila u bashkua në Prishtinë.
- Kur dhe te kush e filluan lojën e basketbollit?
- Pse erdhën në Kosovë dhe si u ambientuan?
- Çka i lidh katër shkupjanët me asistuesin tuaj Agon Fehmiun?
- Kush është daja i tyre që Agoni e ka pasur bashkëlojtar?
- Rrezarti i cili ka luajtur edhe në Itali, tregon ngjashmërit dhe dallimet e jetës në Shkup, Itali e Prishtinë?
Me mysafirët sonte në ASISTIN 520, analizohet aventura e parë ndërkombëtare e prishtinasve në Ligën e Basketbollit të Evropës së Veriut (ENBL).
- Arsyet e disfatës nga skuadra e fundit dhe me gjitha humbje , Tal Tech /OPTIBET vetëm 24 orë pas fitores fenomenale ndaj nënkampionëve të ENBL?
- Cilat janë gjasat për kualifikim në rrethin e dytë?
- Si i shohin gjasat në rrethin e dytë të ENBL në rast të kualifikimit eventual
- Nga kush varet kualifikimi i prishtinasve?
Gjithashtu, Jetmiri, Lejsoni, Rrezarti e Valmiri tregojnë pse Sigal Prishtina luajti me dresa të kuq me dizajn special: me shqiponjën dykrenore në gjoks dhe anash shorceve përkrenarja e Skënderbeut ?
Krejt në fund , analiza e formës momentale të skuadrave dhe parashikimet për vazhdimin e kampionatit të Prince Caffe Superligës?
- Cilat prej skuadrave janë më të papërshtatshmet?
- Çka thotë Lejsoni që u testua në Beshiktash për ribashkimin me Ahmet Kandemirin i cili nga Beshiktashi erdhi në Prishtinë?
- Çka thonë për tri rivalët kryesor: Glden Eagle Yllin, Pejën dhe Trepçën?
- Parashikimet për Kupën e Kosovës ?
Gjitha këto sonte në bisedën shumë simpatike , në fund të cilës Agon Fehmiu i bëri të fala publikisht një miku të tij. Se kush është ai, do ta shihni në ASISTIN 520.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.