Lajmet e fundit

Këtë të hënë, duke nisur nga ora 21:00, në Sport 1 dhe pasmesnate në Klan Kosova, java nis me premierën e 495-të të emisionit të vetëm ekskluziv kushtuar basketbollit në vendin tonë, Asistit.
Faza e playoffit ka nisur në të gjitha garat botërore të basketbollit, duke nisur nga vendi ynë, aty ku Golden Eagle Ylli ka siguruar kualifikimin në finale, por po presin të mësojnë se kundër kujt do të mbrojnë titullin, pasi seria tjetër mes Pejës dhe Trepçës po vazhdon me duele fantastike dhe shumë interesante.
Raportet e të gjitha ndeshjeve, duke përfshirë edhe analizat, mirëpo edhe deklaratat e protagonistëve, vijnë ekskluzivisht në ASIST.
Krejt në fund fluturimin basketbollistik të Asistit 494 e zhvendosim në palestrat ndërkombëtare, ku po zhvillohet faza playoff në ABA dhe Euroligë teksa në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, tashmë dihen katër skuadrat finaliste të konferencave që do të luftojnë për titullin kampion të këtij edicioni.