Cleveland Cavaliers ka shënuar mbrëmë fitore prej 112-120 ndaj Oklahoma City Thunders.
Megjithatë, në fund të ndeshjes u pa një aksion spektakular nga skuadra ngadhënjyese.
15 sekonda para fundit të ndeshjes, kur Cavs ende nuk e kishin siguruar fitoren, J.R. Smith po e shpëtonte një top pa dalë jashtë fushes, dhe në shpëtim e sipër ai po ashtu bëri një asist në anën tjetër të fushës, për bashkëlojtarin Larry Nance Jr. i cili nguliti topin, duke siguruar triumfin e mysafirërve.
Më poshtë mund ta ndiqni këtë moment:
https://www.facebook.com/Cavs/videos/10156238120273278/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.