Lajmet e fundit

Necip Uysal ka thënë se do të donte të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Lojtari që është produkt i akademisë së Besiktas, ku tani luan për seniorët, është më i fundit që ka shprehur dëshirë për të veshur fanellën e përfaqësueses, transmeton Klan Kosova.
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, zyrtarë të përfaqësueses u kanë bërë ftesë publike të gjithë futbollistëve që luajnë jashtë për t'u bërë pjesë e Kosovës.