Juristja, Krenare Vokshi e ftuar në "Kosova Today" në Klan Kosova tha se gjuha më e ashpër nga LVV është parapërgatitje për fushatën e re zgjedhore.
Vokshi tha se gjatë bisedimeve mes partive për çështjen e presidentit, gjuha ishte më e matur, raporton KlanKosova.tv.
"Gjuha e tyre nuk është e çuditshme, është parapërgatitje për fushatë, pra gjatë kësaj kohe kishim një gjuhë tjetër pak më të matur, sepse jemi në gjahun e fajit për të treguar se unë isha i hapur, ju refuzuat dhe ne po kundërvihemi kundër përgjigjjes tuaj, pra po e shoh prapë PyDyKy-hi që e ka thënë, kështu e kishte thënë edhe kryeministri gjatë fushatës, pastaj krahasoi edhe me insekte, pastaj tha që neve me LDK-në nuk na shkon koalicioni", tha Vokshi.

https://www.youtube.com/watch?v=Vw-cmf7O8Ng
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.