13.11.2018 · përditësuar para 2818 dite1 min lexim
Futbollisti anglez, Ashley Young, dëshiron të sigurohet se ai do të mbetet pjesë e planeve kryesore, para se të nënshkruaj një marrëveshje të re me skuadrën Manchester United.
Kontrata e Young pritet të skadojë në fund të sezonit, megjithëse atij i është ofruar një marrëveshje njëvjeçare, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të performancës së shkëlqyer të futbollistit anglez, disa ekipe të cilat janë pjesë e Premier Ligës, kanë shprehur interesimin që të nënshkruajnë kontratë me të.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.