18.02.2020 · përditësuar para 2329 dite1 min lexim
Një muaj pasi e ka lindur djalin e saj Isaac, Ashley Graham ka vendosur që me krenari të shfaqë trupin e saj në rrjete sociale.
“Trupi i njëjtë, disa storie të reja”, ka shkruar supermodelja 32 vjeçare poshtë një selfie ku është krejtësisht nudo dhe ku shihen qartë strijat që i kanë mbetur në trup pas lindjes.
Kjo fotografi ka marrë shumë shpejt miliona pëlqime, derisa kanë komentuar shumë kolege të modeles si Karlie Kloss, Doutzen Kroes, Lily Aldridge dhe Joan Smalls.
https://www.instagram.com/p/B8rmePLgwac/?utm_source=ig_embed
Graham, që është bërë nënë e fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Ervin më 18 janar, nuk e ka lënë shtatzëninë që ta mbajë larg punës së saj.
Në fakt, ajo gjatë nëntë muajve shtatzënisë ka marrë pjesë në sfilata të ndryshme, ka parakaluar në tapete të kuqe në ngjarje të ndryshme, ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue”, derisa ka bërë edhe një fotosesion për kampjanën reklamuese të bikineve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.