Lajmet e fundit

“Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, duke ndaluar lirimin e mallit, duke inicuar procedurën e kundërvajtjes doganore ndaj importuesit dhe procedurën për asgjësimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim.Ndërsa më 8 korrik, malli është asgjësuar nën mbikëqyrje të Doganës, në përputhje me procedurat dhe standardet ligjore në fuqi, duke garantuar që produktet të mos qarkullojnë në tregun e Kosovës.
“Veprimet janë ndërmarrë në zbatim të Ligjit Nr. 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe dispozitave përkatëse të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (Ligji Nr. 08/L-247). Rasti është proceduar si kundërvajtje doganore për shkak të dyshimit për shkelje të dispozitave të nenit 32, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr. 06/L-015”.