Lajmet e fundit

Depp mohoi me forcë pretendimet se e ka dhunuar aktoren gjatë kohës kur ishin të martuar.
"Kur unë nuk e pranova kërkesën e saj përpara, Amber Heard publikisht më akuzoi për dhunë në familje, duke kërkuar dhe marrë një urdhër të përkohshëm kufizues kundër meje, kur u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos, më 27 maj 2016. Ajo shkoi në gjykatë me plagë dhe e prerë në fytyrën, ku pretendoi se erdhi si rezultat i goditjes në fytyrë nga një celular i hedhur nga unë dhe rrahjet e mëtejshme në fytyrë ishin nga një dhunë sipas saj e ushtruar nga unë mbrëmjen e 21 majit 2016", thuhet në dokumentet e gjykatës.
Depp pretendoi edhe njëherë se dhuna në familje ishte e pavërtetë dhe sulmi i pretenduar nga Heard ishte shpifje, njofton Klan Kosova.