Lajmet e fundit
Grupi "Asgjë Sikur Dielli" sonte në mesnatë do të publikon albumin e ri të titulluar "Disident".

Grupi "Asgjë Sikur Dielli" sonte në mesnatë do të publikojë albumin e ri të titulluar "Disident" në ueb faqen zyrtare të grupit www.asgjesikurdielli.info dhe do të jetë falas.
Vokalisti Alban Nimani me këtë rast tha: "Jam i lumtur që pas një pune disa muajshe në studio, arritëm të publikojmë albumin e ri. Nuk ka qenë lehtë që njëkohësisht të sjellim elemente të reja në këngë dhe të mbajme frymën dhe stilin e grupit "Asgje Sikur Dielli". Por, besoj që ia arritëm, dhe se publiku do ta pëlqejë albumin."
Në albumin "Disident" grupi "Asgjë Sikur Dielli" ka punuar në përbërjen: Alban Nimani -vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – daullist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë.
Albumi "Disident" është albumi i tretë i grupit "Asgjë Sikur Dielli". Albumi I parë, i titulluar "Nr.1" është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti "Ndodhemi’ në vitin 2005".