Lajmet e fundit

Marko Asensio është një lojtar ambicioz dhe nuk do të donte ta përfundonte karrierën e tij duke bartur në fanelë numrin 20.
Ai konsiderohet si e ardhmja e Real Madridit dhe e kombëtares së Spanjës. Mirëpo 22 vjeçari ka nevojë për më shumë minutazh që ta tregojë veten në fushën e blertë, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
“Nuk dua ta përfundoj karrierën me numrin 20 në fanelë, besoj se po kuptohet çfarë po them. A dua ta ndryshoj? Po, të shohim se a do të ndodh”, ka thënë Asensio.
“Me apo pa Cristianon, unë përsëri synoj njësoj. Të jem i rëndësishëm për ekipin dhe të zë vend në formacionin startues. Këtë sezon e kam filluar mirë dhe jam duke punuar shumë”.
Anësori i Realit ka bërë një asist në tri ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. Ai ka shkëlqyer në ndeshjen e së martes në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë, ku shënoi një gol shumë të bukur.