Lajmet e fundit
Talenti 19 vjeçar u huazua tek Espanyol pas transferimeve të reja në kampin e 'Los Blancos'.

Huazimi i Marco Asensios tek Espanyol u bë zyrtar të enjten gjatë ditës, ndërsa futbollisti pritet që të prezantohet tek skuadra e re gjatë ditës së premte.
Pas shumë përpjekjesh klubi katalan arriti marrëveshje me ‘Los Blancos’ për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar të cilin e kishin përcjellë me muaj.
Edhe lojtari u shpreh i kënaqur me huazimin, pasi e sheh si një vend ideal për t’u zhvilluar.
“Shumë klube më kanë kërkuar, por Espanyol është klub ideal për t’u zhvilluar. Dua që të përshtatem shpejtë. Është viti im i parë në këtë nivel dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të kënaqur me mua. Do të punoj shumë”.
Asensio është lojtar i akademisë së Mallorcas që vitin e shkuar nënshkroi me Real Madridin.