Lajmet e fundit

Sulmuesi i Real Madrid, Marco Asensio, ka bërë të ditur se pas formës së mirë që ai e ka kaluar deri tash të madrilenët, tani dëshiron që roli i tij në këtë klub të jetë më i madh.
“Unë tashmë kam pasur mundësi të jem startues në ndeshje shumë të rëndësishme si për Madridin ashtu edhe për kombëtare dhe besoj se me kalimin e kohës mund të bëhem më i rëndësishëm dhe të luaj më shumë për të dyja” ka thënë Asensio për GQ.
Spanjolli gjithashtu kërkoi më shumë liri duke kërkuar të mos lihet vetëm në një pozitë.
“Mund të luaj në çfarëdo pozite të fazës së sulmit, por nuk më pëlqen të luaj vetëm në një pozitë të caktuar, kam nevojë për liri të lëvizjes në fushë dhe të krijimit të rasteve”, shtoi 22 vjeçari.
Asensio sezonin e kaluar kishte 32 paraqitje në La Liga me fanellën e Los Merengues duke tundur portat kundërshtare gjashtë herë.