Lajmet e fundit

Marco Asensio ka thënë se punon shumë në mënyrë që të fitojë më shumë minuta te Real Madridi.
“Është e vështirë ta menaxhosh një skuadër po aq të mirë sa tonën, por Zidane e di se mund të llogarisë në mua”, tha ai në një intervistë për Club del Deportista.
“Punoj shumë çdo ditë që të fitoj më shumë minuta, por jam i vetëdijshëm se ku jam”.
“Jam te klubi më i mirë në botë, dhe jam i lumtur te Real Madridi".