Raúl Asencio i Real Madridit e ka marrë ftesën e tij të parë për ekipin kombëtar të Spanjës.
Ai u përfshi në skuadrën për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Holandës.
Asencio ka rrëfyer se pikërisht trajneri i tij te Los Blancos, Carlo Ancelotti, ia kumtoi lajmin e madh.
“Në mes të stërvitjes, Ancelotti u shfaq dhe më dha lajmin që isha në skuadrën e Spanjës”, ka treguar Asencio.
“Mund ta imagjinoni, të gjithë shokët e skuadrës më uruan. Ishte shumë e bukur...”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.