Lajmet e fundit

Rusia ka aneksuar katër rajonet ukrainase, por Asambleja e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën për të diskutuar rezolutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, e cila i cilësonte referendumet në rajonet ukrainase si të paligjshme.
Pasi Rusia vuri veton dhe Kina abstenoi, mësohet se në takimin e së hënës, 193 vendet anëtare të OKB-së, do të diskutojnë rezolutën.
Të premten, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska kishte marrë nën kontroll katër zona të Ukrainës, të cilat mbajtën referendume të organizuara nga Kremlini për të marrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia nga ushtria ruse.
Disa orë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar këtë zhvillim, por ambasadori rus vuri veton ndaj një rezolute ShBA-Shqipëri që i cilësonte referendumet "të paligjshme".