27.07.2016 · përditësuar para 3631 dite1 min lexim
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit ndodhi edhe diçka e pazakonshme që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Para se të përfundojë punimet mbledhja e Kuvendit, kryesuesi Kujtim Gashi, lejoi 5 minuta pushim që këshilltarët komunal të dalin në oborr për të bërë fotografi me kolegen e tyre nga radhët e PDK-së, Agnesa Bytyçi, e cila e veshur në vello të bardhë kishte ardhur në ditën e saj të dasmës të përshëndetet me kolegë, duke ardhur në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.
E kolegët e saj nuk hezituan për t’i uruar Agneses jetë të lumtur, përplot mbarësi e harmoni me bashkudhëtarin e saj të jetës, shkruan TV Prizreni.
Këtu mund ta shihni videon.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.