Me performarcën e aktorit kosovar, Alban Ukaj e ka hapur mbrëmë festivalin "Mirëdita, Dobar Dan!" në Qendrën Rinore të Beogradit, pavarësisht protestave të pjesëtarëve të organizatës djathtiste serbe “Zavjetnici”të cilët thërrisnin "Kosova është zemra e Serbisë".
"Mirëdita, Dobar Dan" është festival vjetor ku bëhet prezantimi tradicional i skenës kulturore dhe sociale të Kosovës në Beograd, i cili mbahet për herë të katërt.
Hapja e festivalit u parapri nga protesta e reth 20 anëtarëve të "Zavjetnici" që para Pallatit të Rinisë në Beograd shfaqën fotografitë e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Milica Gjurgjeviq nga kjo organizatë, tha se janë atje për të shprehur pakënaqësinë me hapjen e festivalit për siç tha ajo pas "pretendimeve të reja për Shqipërinë e Madhe"
Kushtrim Koliqi , drejtor i Organizatës "Integra" nga Prishtina e cila është bashkëorganizatore e festivalit, tha se pavarësisht sfidave dhe problemeve të ndryshme ndihet i lumtur që ky festival është shndërruar në një ngjarje tradicionale.
Ndërkaq, Anita Mitiq, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut tha se organizatorët kanë bërë gjithçka që mysafirët nga Kosova të kenë kujtime nga Beogradi.
"Shpresa jonë është që këtu të ndjeheni mirë dhe sigurt. Është e rëndësishme për t`iu siguruar hapësirë artistëve të Kosovës për të prezantuar veten para audiencës së Beogradit. Ne kemi nevojë për të krijuar një hapësirë që politikanët kanë dështuar ta bëjnë , theksoi ajo, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova
Në këtë festival do të marrë pjesë të premten edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ish-shefja e shtetit do të mbajë fjalim të premten në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë ", transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.