Golat sikur ky rrallë shihen nga syri i njeriut.
Në fakt gola të tilla jemi mësuar t'i shohim duke u shënuar nga emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Por, kjo 'raketë' e lansuar nga 40 metra, mban firmën e Albion Kurtajt, futbollistit të klubit Opoja.
As në La liga e as në Serie a, kjo perlë i takon futbollit të Kosovës, konkretisht e ligës së tretë.
Kështu kjo gjuajtje e lirë është goli i javës në futbollin vendor.
Kurtaj me këtë super goditje ia mundësoi ekipit të tij fitoren prej 1:0 ndaj Arbanës.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën nga Dragashi, në Ligën e Tretë të Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.