1:1 ka përfunduar loja mes Kosovës dhe Zvicrës.
Të parët në epërsi kaluan zviceranët, me fillimin e pjesës së dytë me Ruben Vargas.
Derisa në minutin e 74-të, golin e barazimit me një goditje spektakolare e realizoi Florent Muslija.
"Dardanët" të enjten do ta mësojë kundërshtarin që do të ndeshet në mars në fazën e playoff-it.
Në kualifikimet grupore, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, i ka grumbulluar 10 pikë duke arritur t'i mposhtë kombëtaret si Suedia dhe Sllovenia.
Kurse, "helvetikët" e ka siguruar kualifikimin direkt në botëror./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.