Regjisores Arzana Kraja e cila sot në rrethana ende të paqarta u gjet pa shenja jete në lagjen Kalabria, do t’i jepet nesër lamtumira e fundit në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Siç bënë të ditur Gresa Kraja, motra e të ndjerës, varrimi i Arzanës do të bëhet në orën 14:00.
''Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.
Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.
Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”'', përfundon njoftimin mortor Gresa Kraja, motra e së ndjerës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.