Platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion, sonte enkas për adhuruesit e basketbollit do të transmetojë dy derbi të zjarrtë.
Në "Pallatin e Rinisë dhe Sportit" në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e Bashkimit.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1.
Loja do të komentohet nga Agon Fehmiu, njofton Klankosova.tv.
Derisa në po të njëjtin termin veçse në "Karagaç" Peja e pret Trepçën.
Kjo përballje do të jepet në kanalin e dytë të sportit në Artmotion.
Rrini para ekraneve televizive dhe kanaleve sportive të platformës televizive Artmotion, për të mësuar fituesit./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.