Artmotion të shtunën do të transmetojë dy derbi të ligës më kualitative rajonale të basketbollit evropian, ABA Ligës e cila është e vetmja që kualifikon kampionen e vet direkt në Euroleague.
Nga duelet e xhiros së 17-të, Artmotion sjell dy duele rresht të cilat transmetohen direkt në Art Sport 3.
17:00 FMP – BUDUQNOSTI ART SPORT 3
Me fillim nga ora 17 vjen duelit FMP - Buduqnosti dy skuadrave të forta të cilat sivjet po kalojnë formë jo të mirë. Aktualisht FMP ka 5 fitore e 9 humbje dhe po lufton për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Nga ana tjetër, Buduqnosti me 11 fitore e 3 humbje por edhe 2 ndeshje më pak të zhvilluara, është në pozitën 5 dhe po lufton për një nga katër pozitat e para që dërgojnë në Play Off. Pas disfatës befasuese dhe minimale në Split (77:78), Buduqnosti shënoi dy fitore rresht, ndaj Partizanit e Borcit në Çaçak dhe tash synon fitoren e tretë rresht në përballje me FMP-në. Duhet theksuar se në këtë ndeshje skuadra e kryeqytetit malazez nuk do të udhëheqet nga Petar Mijoviq i cili ditë më parë dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.
FMP dhe Buduqnosti deri tash kanë zhvilluar 20 ndeshje në ABA Ligë dhe Buduqnosti i ka 12 fitore kurse FMP ka triumfuar 8 herë. Së fundmi, këto dy skuadra janë takuar në kuadër të xhiros së katërt të këtij edicioni, me 25 Tetor 2020 dhe duelin dramatik në palestrën Moraqa në Podgoricë e kishin fituar vendasti e Buduqnostit me rezultat minimal, 77:76.
19:00 CEDEVITA OLIMPIJA – PARTIZANI ART SPORT 3
Aksionin e ligës më të fortë rajonale evropiane do ta vazhdojmë duke u transferuar në Stozhice të Lubjanës për të shikuar derbin Cedevita Olimpija - Partizani.
Sllovenët po kalon një periudhë mjaft të mirë dhe ngjashëm me Buduqnostin kanë 11 fitore e 3 humbje dhe po luftonë për një nga katër pozitat që dërgojnë në Play Off .
Partizani i cili ka zhvilluar 15 ndeshje, ka 7 fitore e 8 humbje dhe e ka shumë të vështirë kualifikimin në Play Offin e sivjetmë por kjo ndeshje mund të jetë kthesë për ta.
Përveç rivalitetit i cili daton nga periudha e kampionateve në ish-Jugosllavi dhe i cili vazhdoi edhe në ABA Ligë, ky duel do të jetë interesant për faktin se njërën nga vetëm tri humbjet e sivjetme Olimpija e pësoi pikërisht nga Partizani, më 25 Tetor në Beograd, me rezultat 86:77.
Në kuadër të ABA Ligës këto skuadra janë takuar 30 herë, Olimpija ka 10 fitore dhe Partizani 20.
Në Lubjanë janë zhvilluar 16 përballje prej të cilave beogradasit kanë dal triumfues 9 herë dhe vendasit 7 herë.
Fakt interesant nga përballjet direkte ndërmjet këtyre dy skuadrave është se ato kanë zhvilluar ndeshjen më të gjatë në histori të ABA Ligës. Me 7 Mars 2016, dueli i zhvilluar në Lubjanë ka shkuar në 4 vazhdime dhe kishte përfunduar me fitore të Olimpijas më rezultat 118:115.
Duelin Cedevita Olimpija – Partizani adhuruesit e basketbollit në Artmotion do të mund ta shikojnë në ART SPORT 3, me fillim nga ora 19:00.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.