Mysafir i edicionit të sontëm të Sports Show në Klan Kosova, ishte futbollisti i Fushë Kosovës, Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht nga një prind në ndeshjen kundër ShF Arsenal.
Kjo ngjarje e rëndë që i bëri vaki talentit të futbollit, u dënua nga i madh e i vogël në Kosovë.
Ai sonte tregoi se si kishte ndodhur rasti.
E po sonte, platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare u përkujdes që atij t'i bëhet një surprizë e madhe me dhurata.
Belgini tregoi se është fans i flakët i Napolit.
Se çfarë dhurate speciale pati për të nga Artmotion, ndiqeni më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=F3ib0vjXkds
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.