Napoli e ka fituar mbrëmë titullin e katërt në histori të Serie A, pasi mposhti Cagliarin në ndeshjen e fundit me rezultat 2:0.
I pranishëm, në këtë ndeshje ishte edhe futbollisti i Fushë Kosovës U 15, Belgin Jashari, ëndrrën e të cilit ia plotësoi platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Ai u shfaq tejet i lumtur që pati rastin të takojë disa futbollistë të skuadrës së zemrës, në mesin e tyre edhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Rrahmani po ashtu foli edhe rreth emocioneve të tij lidhur me triumfin e titullit.
Videon e plotë mund ta gjeni në linkun mëposhtë:
https://www.facebook.com/share/v/16EQgpJcns/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.