Trendafilka Kirova është një zanë e gërshetave të flokëve nga Maqedonia, dhe vetëm disa vjet më parë ajo e kishte një punë që nuk kishte të bënte fare me flokët.
Me një master në ekonomi dhe përvojë pune si auditore, vështirë se mund ta imagjinonte që së shpejti jeta e saj do të ndryshonte krejtësisht.
Sot, ajo është një artiste e njohur që bën modele te ndërlikuara flokësh që i lënë njerëzit “pa frymë”, si dhe numri i admiruesve të saj vazhdon të rritet.
Gjithçka filloi si një hobi gjatë shtatzënisë së parë të artistes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.