Lajmet e fundit

Inspirimi i artistes nga Minnesota vjen nga gjumi. Ajo përdorë përshkrimet nga pilulat e gjumit, për të realizuar artin e saj.
“Jam insomniake”, ka thënë Erica Spitzer Rasmussen, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
“Para tri vjetësh, pas një nate pa gjumë, më në fund fjeta në orët e para të mëngjesit. Pak minuta pasi rashë në gjumë, alarmi bëri dhe unë u zgjova e më pas në një letër afër shtratit tim e shkrova ‘duke ëndërruar për gjumin’”.
Asaj i është dashur katër muaj që që ta krijojë skulpturën e saj, fustanin “duke ëndërruar për gjumin”.
Është e kompozuar nga 2000 letra, në të cilat mjekët ia kishin përshkruar pilulat e gjumit, gjatë kohës kur ajo vuante nga pagjumësia. Të gjitha përshkrimet e pilulave, ajo i kishte ruajtur për katër vjet.
Rasmussen është 47 vjeçare nga Minneapolis dhe është magjistër në art në nga Universiteti i Minnesotas.
“Vepra ime artistike”, ka thënë ajo, “është një portret i imi, që e ilustron më së miri varësinë time nga pilulat e industrisë farmaceutike”.