05.07.2018 · përditësuar para 2927 dite1 min lexim
Artisti i njohur Sislej Xhafa ka mbajtur sot performancë artistike në Kuvendin e Kosovës, e cila u ekzekutua në kuadër të ekspozitës së parë historike të tij në Kosovë.
Vepra ''Again and Again'' u krijua në vitin 2000 me qëllim të theksimit të kompleksitetit, unitetit dhe diversitetit të shoqërisë bashkëkohore, njofton Klan Kosova.
Kjo vepër për herë të parë u performua në Antwerp të Belgjikës në vitin 2000, ndërsa për herë të fundit u performua në muzeun MAXXI në Romë, me rastin e ekspozitës individuale ”Benvenuto“ të Sislej Xhafës atje.
Për më shumë ja pamjet dhe fotografitë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.